Sot në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua “Dita Akademike 2023”- Ceremonia e diplomimit të studentëve.
Në këtë ceremoni u nderuan me “Medalje të Artë” 3 studentë, 13 studentë u vlerësuan si “Studentë të Shkëlqyer” dhe mbi 100 studentë të tjerë që mbaruan me mesatare mbi 8.5 shënuan emrat e tyre në Librin e Nderit të këtij Univeristeti.
Këtë vit akademik përfunduan studimet 900 studentë në të gjitha programet e studimit.


