Skënderbeu-Pogradeci 3-0
(25-16, 25-22, 25-15)
Skënderbeu në volejboll për femra ka fituar pa problem sot ndaj Pogradecit ndeshjen e Kupës së Shqipërisë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, takim që u mbyll me rezultatin e pastër 3-0.
Me këtë fitore Skënderbeu tregoi se mbetet një skuadër e fortë dhe e denjë, aq më tepër në shtëpi. Përballë Pogradecit mendohej që do të ishte një ndeshje e luftuar, por në pak më shumë se një orë vajzat e rrjetës fituan pastër dhe e mbyllën ndeshjen në favorin e tyre.
25-16 do të fitohej seti I parë, pa probleme nga fillimi në fund. Në setin e dytë Skënderbeu lëshon disi, por kryeson vazhdimisht dhe fiton 25-22. Seti i tretë dhe i fundit është thjesht formalitet dhe Skënderbeu e mbyll 25-15 dhe krejt ndeshjen 3-0 në favorin e vet.
Nesër, skuadra e Orlando Kojës do të luajë sërish dhe këtë herë për Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe përballë do të ketë Tiranën. Takim ky që do të startojë në orën 14:00.