Ditëve të fundit janë zhvilluar dëgjesa publike në Njesitë Administrative të Pogradecit, për propozimin për marrje mendimi mbi rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nga UK Pogradec.sha, për abonentët familjarë në të gjithë rrethin. Në datën 14 dhjetor dëgjesa e rradhës u zhvillua në Udënisht, ku nga banorët pjesëmarrës kjo rritje u kundërshtua fuqishëm.
Përfaqësueses së ndërmarrjes së UK Pogradec.sh e pranishme në dëgjesë, banorët i thanë se Udënishti është lënë pas dore, teksa edhe rrjeti i ri nuk plotëson kushtet optimale duke sjellë në çesmat e tyre ujë jo të pijshëm, për shkak të papastërtive. Investimi i bërë në mënyrë të papërgjegjshme duket se i ka indinjuar banorët e Udënishtit dhe Mëmëlishtit, të cilët shpesh herë kanë protestuar dhe e kanë bërë këtë shqetësim publik. Në dëgjesën publik veç kundërshtive të shumta për rritjen e çmimit të ujit, indinjatë nga pjesëmarrësit është shprehur dhe për drejtorin e kësaj ndërmarrje Johan Sterjo, të cilin e kanë dashur të ishte prezent në këtë proces, pasi prej kohësh i fshihet Udënishtarëve, për shkak të investimit i cili sjell një cilësi më të dobët se dikur të ujit të pijshëm.
Nga UK Pogradec.sha është propozuar një rritje e çmimit të ujit për abonentët familajrë, për Pogradecin dhe Buçimasin nga 60 lekë në 65 lekë dhe për në njesitë e tjera administrative nga 30 lekë në 35 lekë. Ky propozim është kundërshtuar edhe në një protestë të zhvilluar përpara Bashkisë disa ditë më parë dhe nuk dihet nëse saktësisht do të miratohet, por ajo që është duket ka të bëjë me faktin se edhe disa prej të majtëve janë kundër kësaj rritje dhe kundër vendimarrjes së Johan Sterjos.