Rreshjet e borës kanë mbuluar të gjithë juglindjen, ku sipas informacioneve dëbora ka arritur në 40 deri në 50 cm në fshatrat turistik të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit. Por, edhe pse rreshjet e dëborës kanë qenë në intesitet deri në mesatar përsëri numri i turistëve ka qenë tepër i lartë, ku sipas operatorëve turistik kjo fundjavë i ka gjetur ambientet akomoduese 100% të rezervuara, ku një ndër shkaqet e këtij fluksi është prania e rreshjeve të dëborës. Dy nga vizitorët të cilët vijnë nga shqiperia e mesme thonë se arsyeja që kanë zgjedhur Dardhën për të kaluar fundjavën është dëbora dhe ushqimet tradicionale që serviren në ambientet akomoduese, teksa shtoi se rrugët ishin plotësisht të hapura dhe të kalueshme.
Thoma Tasho, operator turistik tha se bora e tretë e këtij viti ka rritur ndjeshëm numrin e vizitorëve, gjithashtu ai shton se edhe për festat e fund vitit kërkesa është e lartë nga turistët.
Por situata e rreshjeve të motit ka krijuar dhe probleme per 466 familje në qarkun e Korcës, ku stuhia e orëve të fundit demtoi rrjetin. Gjithashtu akset rrugore që lidhin Ereksën me Leskovikun dhe Trebinjën me Pogradecin kalohen vetëm me zinxhir. Gjithashtu trashësia më e lartë e dëborës u regjistrua në majën e Mashkullorës ku arrit mbi 1 metër, ndërkaq shërbimet vendore punuan për të bërë të kalueshëm këtë aks me zinxhira.