Nisur nga rritja e vazhdueshme dhe e papërballueshme e çmimit të druve të zjarrit, për të dytin vit me radhë Bashkia e Elbasanit po shpërndan dru zjarri për shtresat në nevojë me çmim ekonomik.
Nga kjo ndihmë përfitojnë rreth 1500 familje, kryesisht pensionistë të vetmuar, invalid dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike.
“Prioritet për shitjen e druve me çmim të ulët I është dhënë familjeve në nevojë, familjeve me ndihmë ekonomike, pensionistëve të vetmuar etj. Përfitojnë rreth 1500 familje kryesisht kategoritë e sipërpërmendura”-shprehet drejtori i Agjencisë së Pyjeve, Shpëtim Çullhaj.
Për pensionistët dhe familjet në nevojë marrja e druve me çmim rreth 30 përqind nën çmimin e tregut ka qenë ndihmë në kushtet kur për ta edhe ngrohja me energji elektrike është e papërballueshme.
Po ashtu, tashmë në të gjitha kopshtet dhe shkollat e zonave rurale janë siguruar dhe shpërndarë drutë e zjarrit për përballimin e stinës së ftohtë.