4.2 C
Pogradec
3.1 C
Korçë
2.8 C
Bilisht
3.1 C
Ersekë
2.3 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Sulm Politik: Bllokohen llogaritë në rrjete sociale të Gazetarit Armand Braho, dyshohet si censurë. Dhjetra investigime kundër Bashkisë Pogradec… (Reagimi i Plotë)

- Advertisement -

Sulm Politik: Bllokohen llogaritë në rrjete sociale të Gazetarit Armand Braho, dyshohet si censurë. Dhjetra investigime kundër Bashkisë Pogradec…

Mbrëmjen e sotme llogaritë personale të gazetarit Armand Braho, kanë pësuar një sulm të përgjithshëm nga hakerat. Prej disa orësh po punohet për rikthimin e llogarive të tij në rrjetet sociale. Situata duket se ka lidhje me investigimet e fundit të realizuara nga gazetari Armand Braho, kundrejt pushtetit vendor në Pogradec. Në vazhdën e këtyre investigimeve, pas rikthimit në rrjete sociale të gazetarit Braho, do të publikohen informacione të tjera abuzive mbi Kryetarin e Bashkisë Pogradec dhe administratës së tij. Shkatërrimi i Drilonit, rrezikimi i statusit të liqenit, lejet e ndërtimit për mega hotele që i zenë frymën qytetit, punësimet nepotike, politike dhe fryrja e administratës, shpërdorimi i buxhetit publik dhe abuzimi me taksat janë disa prej investigimeve tashmë të mbyllura që priten të botohen nga gazetari Pogradecar.   

Sipas të dhënave paraprake rezulton se sulmi kibernetik është kryer nga zona e Fushë Krujës dhe Durrësit, por nuk dihet saktësisht kush fshihet pas tyre.

Fakti kryesor që lidhet me këtë sulm të kryer ndaj gazetarit Armand Braho, janë dhe komunikimet e shumta, të cilat janë kryer gjatë ditëve të fundit, për të ndaluar publikimin e investigimeve, duke i ofruar këtij të fundit të mira materiale ose në raste të tjera duke intimiduar figurën e tij në rrethin e ngushtë të pushtetit. Ai njofton se ditën e nesërme do të dorrëzojë kallzim penal për “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

Braho shkruan:

Të Nderuar Miq!

Diktatura tashmë nuk është vetëm histori e shkuar, por edhe sistem i montuar. Pas blerjes një për një të mediave dhe gazetarëve në Qarkun e Korçës, pushteti vendor i Pogradecit, e pati të pamundur në një “luftë” disa mujore për të më mbyllur gojën, ku të pakët janë ata kolegë që kanë qëndruar larg kthetrave velëse dhe të majme të administratës Xhakolli 2.

Ashtu siç duket, orët e fundit pilivesat e shtirura kanë paguar për të më mbyllur llogaritë e mia personale në rrjetin Social Facebook, nëpërmjet sulmeve kibernetike. E vetmja mënyrë për të stopuar funksionimin e një profili ku çdo ditë po dilnin fakte të reja mbi abuzimet e një bashkie dhe zyrtarëve të korruptuar. Nuk dua të diktohem nga emocionet, por e vetmja keqardhje për bllokimin e llogarisë në facebook, janë vetëm disa foto me persona të ndjerë të cilat nuk i disponoj në pajisje, ndërsa për të tjerat sot më bindëshëm ju them se nuk do lejoj që opinioni publik të mbetet në terr informativ mbi abuzimet, ku sot e përforcoj më tepër faktin që ora kur do t’i drejtohem SPAK, për këtë administratë nuk do të jetë e largët. Teksa dosjet çdo ditë po plotësohen me fakte të reja mbi shpërdorimet masive. Nesër për këtë situatë do të paraqes një kallzim penal, mbi këtë sulm kibernetik.

Dua ta mbyll me një falenderim për çdo ndjekës dhe çdo person që kontribuon me informacionin e tyre. Misioni im nuk mbaron këtu! Së shpejti rikthehemi më fuqishëm!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit