Gerti Shella drejtor i INFOCIP nga korça ku zhvilloi një takim me përfaqësues të Gjykatës së Shakllës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, foli për çështjet gjyqësore të cilat po zvarriten. Proceset po vonohen për 7 vite për shkak të hartës së re gjyqësore tha Shella:
Shella tha: Ne bëmë një studim të hollësishëm për sa i përket vonesave të gjykimeve në apel, të cilat kanë ardhur duke u dyfishuar apo trefishuar vit pas viti. Nëqoftëse në vitin 2016, cështjet civile themeli zgjidheshin në gjykatën e Apelit për 147 ditë, ndërsa në vitin 2022 vonesat u shtuan me 533 ditë mesatarisht. Ndërkohë që të gjithë qytetarët korçarë, që presin që çështjet e tyre të zgjidhen në Tiranë duhet të përgatiten për 7 vite vonesa, derisa t’ju vijë rradha për të dalë çështja e tyre në gjyq.
Nga 533 ditë që ka qënë vonesa mesatare në 2022-shin, që është një tregues i përkeqësuar krahasuar me 2016-tën, aktualisht ata dihet të presin 2255 ditë nga llogaritjet që ka bërë INFOCIP. Thënë ndryshe që hyn në rradhën prej 38 mijë dosjesh. Ne mendojmë që ka ardhur koha për të rikonsideruar edhe një herë reformën gjyqësore, kjo reformë siç dihet ka hyrë në fuqi në datën 1 shkurt, ku shkriu gjykatën e Apelit Korçë dhe e solli në Tiranë. Është paradokasle në tiranë, ku nuk ka zyra për të akomoduar gjyqtarët, një gjykatë si kjo e Korçës e ndërtuar me fondet e BE-së rri bosh për shkak të hartës së re gjyqësore.
Apeli ynë është që të konsiderohet çdo munësi, të gjendet çdo resurs në kuptimin e gjyqtarëve të munguar që ka pasur gjykata, dhe të rivendoset një gjyakatë Apeli në një qark të rëndësishëm si Korça.
Ne për herë të parë kemi matur edhe situatat masave e sigurisë nga viti 2016 deri në tremujorin e parë të 2023-shit, në mesatare zgjidhja ka shkuar tej afatit 10 ditor.