17.4 C
Pogradec
17.9 C
Korçë
17 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
17.3 C
Maliq
17.9 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

(Emri) Pogradec/ Ende nuk ka filluar të funksionojë, por në burgun e Pojskës u vendos drejtori i rradhës…

- Advertisement -

Seit Vuçaj pritet të emërohet drejtori i ri i I.E.V.P Pojskë, pas vëndit të lënë vakant nga arrestimi i Durim Toskës. Seit Vuçaj edhe më herët është bërë zëvëndësues i drejtorëve të shkarkuar dhe të arrestuar të burgjeve, konkretisht në rastin e Ervis Zikës drejtorit të komanduar në vitin 2018. Arrestimi i Zikës u krye nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ndërsa urdhëri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ende nuk dihet kur ky burg do të filloj të funksionojë, por në muajt e fundit Ministria e Drejtësisë nuk është kursyer të kryejë emërime për drejtuesin e institucionit i cili nuk ka hyrë ende në funksion, njëri ndër ta ishte dhe Durim Toska, i arrestuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit