4.2 C
Pogradec
3.1 C
Korçë
2.8 C
Bilisht
3.1 C
Ersekë
2.3 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

SPAK dërgon për gjykim një tjetër të dyshuar për blerje votash, ja kush e ka rradhën…

- Advertisement -

Pretendimet për blerje votash janë një temë e pashmangshme gjatë fushatave zgjedhore në Shqipëri. Megjithë inflacionin e akuzave politike, pak raste janë hetuar nga Prokuroria ndër vite dhe aq më pak kanë përfunduar me akuzë.

Pas zgjedhjeve të 14 majit ka një rritje të rasteve të dërguara për gjykim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të martën se ka përfunduar hetimet ndaj të pandehurit Klodian Kapedani, me banim në Kavajë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

“Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar fakti se i pandehuri Klodian Kapidani, me banim në Kavajë, në datën 14.05.2023, datë në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit,” tha SPAK nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.88 viti 2023 në ngarkim të të pandehurit.

Kapidani nuk është i pandehuri i vetëm i akuzuar nga SPAK për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestuar me 12 maj dhe tani po gjykohet për të njejtën akuzë.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është dërguar gjithashtu për gjykim për blerje votash në zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2022.

Sipas raportit përfundimat të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, gjatë fushatës pati akuza të shumta për blerje votash ose për dhënie stimujsh financiarë që njerëzit të mos merrnin pjesë në zgjedhje, në shumicën e rasteve të pretenduara si të iniciuara nga PS-ja dhe aleatja e saj informale, Partia Socialdemokrate.

Raporti rekomandon se autoritetet duhet të bëjnë përpjekje reale për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e shitblerjes së votës dhe për rreziqet që ajo sjell për integritetin e zgjedhjeve.

“Denoncimi  publik i praktikave të tilla para dhe gjatë fushatës nga palët kryesore të interesuara, duke përfshirë edhe nga zyrtarët shtetërorë dhe drejtuesit e partive, mund të shërbejë për frenimin e këtyre praktikave,” përfundoi ODIHR.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit