6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Bashkia Pogradec: Mirush Kabashi mik i qytetit, nuk mungonte kurrë…

- Advertisement -

Bashkia Pogradec shkruan:

Lamtumirë Miku i madh i Pogradecit!

Sot ndali së rrahuri zemra e një Njeriu të Madh, e një Artisti të paarritshëm. Sot nisi rrugëtimin e tij në përjetësi Mirush Kabashi që i dha aq shumë skenës dhe kinematografisë shqiptare.

Mirush Kabashi do të mbetet në kujtesën tonë jo vetëm si një aktor shumë-dimensional, por edhe si një njeriu që e deshi aq shumë Pogradecin. Ai kurrë nuk mungonte në aktivitetet e shumta të organizuara në Pogradec. Pogradeci, gjithashtu ishte vendi i tij i çlodhjes dhe pushimit.

Falë kontributit të tij në skenë por edhe në “Përtejçimin e “Poemit Kosovar” në trojet shqiptare dhe në diasporë, recitimin në publik me art kulmor dhe atdhedashuri”, Bashkia Pogradec e nderoi me Çertifikatë Mirënjohjeje në kuadër të 80-vjetorit të kryeveprës kuteliane “Poemi Kosovar”.

Lamtumirë Mirush!

I paharruar do të mbetesh në jetë të jetëve!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit