Pas shumë viteve mungesë është ringritur kori i shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës. Nën drejtimin e mësueseve të kantos Zhuljeta Sheremeni dhe shoqërueses në piano Marjanthi Vrame, ky kor do të jetë një aset me shumë vlera jo vetëm për shkollën por edhe për qytetin.
Interesi i nxënësve për t’u bërë pjesë e këtij kori ka qënë i madh. Ata i gjetëm teksa bënin provat për koncertin e fundvitit.
Për drejtorin e shkollës ngritja e korit ka qënë një nga objektivat e këtij viti shkollor.
Shkolla e mesme artistike në Korçë, është një institucion me vlera për formimin muzikor dhe artistik të fëmijëve. Prej saj kanë dalë shumë emra të njohur të artit dhe kulturës të cilët sot performojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe në skena të mëdha botërore.
Burimi: RTSH Korça