BASHKIA POGRADEC REFUZON TAKSIMIN E DREJTË TË QYTETARËVE!
Këto janë propozimet që bëra pas konsultimit me ekspertët e fushës të cilat Bashkia nuk i mori parasysh duke bërë shumë pak ndryshime në tarifat e pastrimit për biznesin dhe familjet Pogradecare!
Për të patur një ide të qartë se si janë llogaritur tarifat duhet të kemi disa të dhëna paraprake që Bashkia nuk i ka vënë në dispozicion të këshilltarëve.
- Duhet të bëhet i ditur volumi i mbetjeve/ditë
për qyetetin dhe zonën rurale te Pogradecit. - Sasia e mbetjeve mesatare për qytetet në Shqiperi eshte 500gr-650gr në ditë.
- Kjo për zonat rurale eshte 50% më e vogël.
- Meqë 56% është zonë rurale atëherë mbi 50% e mbetjeve janë biodegradabile që nuk duhet te perfshihen pothuajse fare në llogaritje.
- Sa kohë nuk kemi tonazhin ditor të mbetjeve ngelet i paqarte se cfarë sasie mbetjesh shkojnë në landfill dhe për pasojë nuk dihet kosto e saktë – dhe draft tarifa e saktë për mbulimin e tyre.
- Kjo sjell nje draft tarife arbitrare që shkel parimin ndotësi paguan.
- Nuk jepet numri i familjeve që aktualisht paguan.
- Duke patur parasysh se ndotje bëjnë familjet qe janë në fakt jo që janë në gjëndje civile do duhet të kemi korigjim dhe këtë llogaritje nuk e kemi.
- Kjo qasje rëndon biznesin dhe nuk është miqesor me të pasi nëpërmjet goditjes se biznesit duhet te mbulohen numri familjeve qe nuk paguajnë… dhe që ndikohet më pak tek votat.
Propozimi është që tarifa të rrijë e njëjtë derisa te sqarohen llogaritjet e kërkuara me sipër.
Per te matur volumin e mbetjeve që shkojnë në landfill do duhet të ngrihet një komision që rri disa ditë në land fill dhe nxjerr volumin mesatar.
Dua të tërheq vëmendjen e kolegëve të mi Keshilltare pavaresisht krahut politik që perfaqesojne te mos miratojnë një Taksë të padrejtë, jotransparente dhe në kurriz të qytetarëve!