1.6 C
Pogradec
0.3 C
Korçë
-0.1 C
Bilisht
-0.4 C
Ersekë
-0.3 C
Maliq
1.1 C
Liqenas
Sunday, February 9, 2025

Pogradec/ Në vitin 2010, Mirush Kabashi kërkoi në Qafë Plloçë, dy persona të vrarë… (Histori)

- Advertisement -

Sot u nda nga jeta një prej aktorëve më të dashur të skenës dhe ekranit shqiptar aktori Mirush Kabashi. Me aktorin që na ka përcjellë aq shumë emocione përmes interpretimeve skenike na lidh misioni për zbardhjen e së vërtetës në drejtim të historive të të zhdukurve në diktaturë.

AIDSSh ruan në kujtesën institucionale një nga rrëfimet më të veçanta atë të historisë së të dajës së tij, Skënder Çela, pushkatuar pa gjyq në dhjetor të vitit 1946 për ekspozitën mbi të zhdukurit në diktaturë “E shkuara e pakryer”, mbajtur ne 19 dhjetor të vitit 2019,

Në aktivitetin e mbajtur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, aktori solli rastin e dajës së vet të zhdukur, dhimbjen familjare shumëvjeçare, dhe interpretoi vargje të shkruara nga një i burgosur politik, me shpresën te liria e shumëpritur.

Në 2010 aktori dhe një grup i udhëhequr prej tij nisën gërmimet në Qafë-Plloçë të Pogradecit, për gjetjen e eshtrave të dy të rinjve durrsakë, të pushkatuar pa gjyq në dhjetor të vitit 1946. Bëhet fjalë për Mark Toçin dhe dajën e tij, Skënder Çela dy të rinjtë që cilësoheshin antiparti.

Pas shumë takimesh dhe kërkimesh, ai kishte siguruar të dhëna dhe dokumente që vërtetonin se dy të rinjtë qenë ekzekutuar buzë liqenit të Pogradecit, nga Ish-Sigurimi i Shtetit dhe më pas, trupat e tyre u lanë në kodrat e Qafë Plloçës. Ndonëse gërmimet zgjatën në kohë ai nuk mundi t’i gjente eshtrat e dajës.

Ekspozita “E shkuara e pa kthyer” është një përpjekje e AIDSSH për të ndërgjegjësuar publikun mbi nevojën për përgjigje të familjeve mbi fatin dhe vendndodhjen e personave të humbur, si e drejtë për të ditur dhe e drejtë për të vërtetën.

Përfshirja e aktorit Mirush Kabashi ishte një vlerë e shtuar për AIDSSH si dhe nevojës për të dhënë kauzës së të zhdukurve jehonën e duhur në shoqëri.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit