Devolli – Pogradeci 0-6
Shënues: Myslimi 2’, 10’, Topllari 4’, 20’, Sodiq 47’, Sulka 90’
Ka përfunduar pak momente më parë “derbi” i Prefekturës mes Devollit dhe Pogradecit.
Pogradeci i ka dhënë “leksion” futbolli Devollit, teksa sot si asnjëherë më parë e kanë mposhtur 6-0 brenda në Devoll.
Në fakt, nuk mbahet mend asnjëherë që Pogradeci të ketë fituar kaq thellë në fushën e devollinjve dhe mund të themi që është fitorja e parë historike kaq e thelllë e liqenorëve.
0-6 rezultati përfundimtar askush nuk e kishte menduar që do të ndodhte, ndërkohë që Pogradeci ka bindur gjatë gjithë 90 minutëshit dhe Devolli ishte për turp në fushën e lojës.
Vetëm në 20 minutat e para miqtë nga Pogradeci do të shënonin plot 4 gola dhe këtu ka përfunduar historia, teksa Myslimi dhe Topllari kanë shënuar së bashku nga një dygolësh.
Në pjesën e dytë thjesht shtojnë emrin në golashënues edhe Sodiq dhe Sulka në minutën e fundit dhe kjo është humdja e turpit për Devollin dhe fitorja e madhe e Pogradecit që ka si objektiv ngjitjen në kategorinë e parë.