5.6 C
Pogradec
4.4 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
3.6 C
Ersekë
3.7 C
Maliq
5.3 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

E fundit/ Nuk ka të ndalur droga, tjetër sasi droge kapur në Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria.

- Advertisement -

Ndërpritet kanal ndërkombëtar për transport të drogës, sekuestrohet drogë në vlerë prej 120.000 eurove

Sot (03.12.2023) në hyrje të Gostivarit, në aksion të përbashkët të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, Njësitit Special Antiterroist “Tigri”, Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, SPB Ohër, NJPB Strugë, SPB Tetovë dhe NJPB Gostivar, të koordinuar me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup, është ndërprerë transport ndërkombëtar i transportit të 32 kilogramë të marihuanës, në vlerë prej rreth 120.000 eurove, nga Republika e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Në vend janë ndaluar dy automjete të pasagjerëve “mercedes” me targa të regjistrimit të Shkupit. I pari, në të cilin kanë qenë K.L. (35) nga Shkupi, me vendqëndrim në Matkë të Epërme, V.B. (46) nga Shkupi, me vendqëndrim në Matkë të Epërme, V.B. (46) nga Shkupi, me vendqëndrim në Matkë të Epërme dhe shtetasi shqiptar G.XH. (42) si pararojë. Në automjetin e dytë, të cilin e ka drejtuar M.A. (44) nga f. Gërçec, ka qenë droga e transportuar. Në shenjën për ndalesë, e dhënë nga nëpunës policorë, automjeti nuk është ndalur dhe ka tentuar të arratiset, por shumë shpejt është ndaluar dhe në bagazhin janë gjetur tri çanta me rreth 32 kilogramë marihuanë. Grupi kriminal ka qenë i organizuar nga shtatori i vitit 2023 nga shtetasi shqiptar, i cili ka qenë i kërkuar me urdhërarrest në Republikën e Shqipërisë dhe në shtete tjera të Bashkimit Evropian, poashtu për tregti të palejuar me drogë.

Në periudhën nga shtatori deri më tani ai ka organizuar transport të drogës nga Shqipëria në shtetin tonë, pas së cilës në Shkup ka organizuar rrjet të stërshitësve. Personat janë privuar nga liria, kurse gjatë ditës janë kryer edhe bastisje në pesë lokacione në Shkup, gjatë të cilave janë gjetur marihuanë dhe dëshmi tjera materiale për involvim në kryerjen e veprave penale.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit