Nertil Jole:
Një pikturë shumë e veçantë e Korçës vendosur në “optikën” e një gjetheje vjeshte, punuar nga Fjoralba Pelivani, ish nxënëse e shkollës “Faik Konica” në Korçë, m’u dhurua nga drejtoresha e shkollës znj. Lindita Grabocka në kuadër të një aktiviteti artistik që zhvilluan nxënësit e kësaj shkolle, të cilën me kënaqësi e vendosa në zyrën e punës.
Fjoralba është një piktore e re dhe shumë e talentuar e qytetit tonë, e cila aktualisht studion për inxhinieri tekstile dhe modë në Universitetin e Tiranës.
Për tre vitet shkollore në periudhën e gjimnazit ka përfaqësuar shkollën në konkurset kombëtare të shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në pikturë, dhe punët e saj janë përzgjdhur në 10 më të mirat. Gjithashtu, ka pikturuar shumë bukur edhe mjediset e shkollës së saj.
Ajo është një shembull për të rinj të tjerë që duan të ndjekin rrugën e artit, duke i dhënë akoma më shumë vlerë pasioneve të tyre kur nëpërmjet artit promovojnë qytetin e lindjes.