3.7 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2 C
Bilisht
2.6 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Kolonjë/ Rehova e bukur në dimër, por pa kushte akomodimi për turistët…

- Advertisement -

Rehova është një ndër fshatrat turistik më të bukur në zonën e Kolonjës, por dimri e disfavorizon këtë zonë. Shtëpitë pritëse të cilat janë të paktë, nuk kanë kapacitete për të pritur vizitorë në stinën e dimrit, pasi ngrohja në këto bujtina është me dru zjarri, për të cilat kostoja ka shkuar deri në 5500 lekë/ metër sterë.  Nga 10 shtëpi pritëse në këtë fshat, vetëm dy prej tyre i kanë kushtet e pritjet në stinën e dimrit të turistëve, që kryesisht janë të huaj.

Mësuesja e cila ka kthyer banesën e saj  në një shtëpi pritëse thotë se në fshatin Rehovë duhet të ketë një vëmendjen më të madhe, pasi mosha e tretë e cila gjendet aty, nuk ka mundësi të rikonstruktojë dhe menaxhojë shtëpitë e vjetëruara sidomos për turizëm. Gjithashtu ajo shton se ka inicjativa të cilat duan të ndërtojnë një pistë skish në malin e Gramozit.

Gjatë gjithë vitit sipas të dhënave nga Bashkia e Ersekës, rehovën e kanë vizituar më tepër se 4500 turistë, kryesisht Francezë dhe Gjerman. Ndërsa në të dhënat e bashkisë, për gjithë vitin rezultojnë më tepër se 25 mijë turistë.  

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit