Vetëm pak ditë më parë mediat në vend bërën publike një tender 140 milion lekë me TVSH, të lidhur mes Bashkisë Pogradec dhe kompanisë Iceberg, për dekoret festive të fundvitit. Në Këshillin Bashkiak Pogradec, u argumentua nga institicioni se dekoret aktuale janë vjetëruar dhe duhen të reja, ndërsa dritat e vjetra do të vendoseshin në Njesitë Administrative. Kjo nismë do të bënte të mundur konkurimin e Korçës për turizmin dimëror dhe për festat e fundvitit. Por ajo që duket në terren është se Bashkia po vendos dekoracionet e vjetra dhe nuk dihet saktësisht çka ndodhur me tenderin që i është dhënë kompanisë në fjalë.
Ajo që duket ka të bëjë me vetë faktin se kësaj Bashkie nuk i rron asnjë investim dhe nevoja për tendera që kalojnë shumë marramëndëse duket se ka prapaskena ende të panjohura, që lidhen me fitime gjigande dhe favorizime në dhënjen e tyre. Nuk dihet nëse prokuroria do të nisi një hetim për këtë situatë.A.B.Pogradecipress.al