14.1 C
Pogradec
13 C
Korçë
13.1 C
Bilisht
13 C
Ersekë
12.1 C
Maliq
14.8 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

(E Plotë) Pse ka rradhë në Qafë Thanë? Dështimi i një farse politike midis dy vendeve…

- Advertisement -

Në datën 31 Korrik 2023, nisi aplikimi i programit “One Stop Shop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut, në një ceremoni ku morën pjesë krerët e qeverive të dy vendeve. Por ajo që në dukje do të shkurtonte kohën e pritjes të automjeteve dhe individëve, duket se nuk ka dhënë rezultat. Përsëri shtetasit do të kontrollohen në dy sisteme kompjuterike dhe jo një të unifikuar, ashtu siç lobohej më herët. I vetmi ndryshim është se kontrollorët Shqipëtar dhe Maqedonas tashmë ndodhen në të njëjtën godinë dhe jo në dy të ndryshme. Pra thënë ndryshe koha e pritjes mbetet e njëjtë.

Por nga të dhënat, kalimi në këtë pikë kufitare është rritur me disa herë. Kjo për shkak të uljes së tarifës për Green Card (Kartonin Jeshil), i cili nga 40 euro për 15 ditë, ka shkuar 15 euro për 15 ditë. Kjo gjë ka bërë që kostot për shtetas të ndryshëm të ulen dhe numri i shtetasve Shqiptarë që shkojnë në drejtim të Maqedonisë së Veriut të rritet me disa herë.

Një tjetër element i rradhëve të gjata sipas punonjësve të policisë në këtë doganë, është interneti i dobët i cili rrit kohën e pritjes, gjatë kontrollit doganor për mjetet. Sidomos gjatë festave të ndryshme, por edhe në fundjavë numri i kalimtarëve që hyjnë e dalin nga kjo doganë është tepër i lartë. Kontrollorët të cilët kanë për normë kalimin e 800 shtetasve, gjatë këtyre ditëve shkojnë deri në 1600 të tillë brënda një turni. Ndërsa numri i sporteleve i cili rri në maksimum, nuk e eviton aspak fluksin e autmojeteve.A.B.Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit