8 C
Pogradec
7 C
Korçë
6 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
6.3 C
Maliq
7.8 C
Liqenas
Tuesday, April 28, 2026

Dishnicë/ Uji i pijshëm vazhdon të jetë i ndotur

- Advertisement -

Banorët e fshatit Dishnicë sërish ankesa për ujin e ndotur, problematikë që e vuajnë prej dy muajsh.

Baborët e fshatit Dishnicë ankohen sërish për ujin e pishëm të ndotur që nuk vjen i tillë vetëm në raste reshjesh të shiut por sipas tyre është një problematikë që e vuajnë prej gati 2 muajsh.

Nëpërmjet një mesazhi drejtuar Korça Report banorët e Dishnicës bëjnë apel për këtë situatë pa zgjidhje. Madje nuk kursejnë ironinë teksa foton e një bidoni me ujë të turbullt e shoqërojnë me diçiturën se ‘ka marrë ngjyrën e shqiponjës’ meqënëse sot kremtohet festa e Pavarësisë.

Banorët e fshatit Dishnicë pak kohë më parë dolën në protestë për problemin e ujit, duke u ankuar se Ujësjellës-Kanalizime Korçë nuk ndërhyn për të rregulluar gjendjen. Ndërsa nga shoqëria e Ujësjellës- Kanalizimeve u pretendua se nuk u janë adresuar ankesa dhe se nga analizat uji i pishëm në këtë fshat nuk rezulton i ndotur.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit