7.3 C
Pogradec
9.5 C
Korçë
9.3 C
Bilisht
7.5 C
Ersekë
8.4 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Monday, March 17, 2025

Kori “Lira” humbet mjeshtrin e madh Thanas Konini

- Advertisement -

Sot ndaloi se rrahuri zemra e një njeriu shumë të dashur për korçarët, zemra e mikut tonë të shtrenjtë, tenorit me zë të ngrohtë të Korit “Lira”, mjeshtrit Thanas Konini.

Tek Naska shkriheshin në një talent vokal qytetaria, thjeshtësia, dashuria, vërtetësia e gjithçka me vlerë. “Xhaxhi Naska” kishte vlera për qytetin e Korçës, vokal fantastik, thjeshtësi, bujari.

Zëri i Naskës, i ngrohtë, i kthjellët buronte nga mirësia e zemrës, nga shpirti i tij i gjerë, në kishë, koncerte, turne artistikë e shoqëri. Të paharruara do të mbeten interpretimet unike të Nasit si solist me këngët “Dua më shumë Shqipërine”, “O moj ti me sytë e zinj”, etj.

Ikja e Naskës është një humbje e madhe për familjen e tij të shkëlqyer, për korin, shokët e për gjithë qytetin.

I shprehim ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes së tij, Marianës, vajzës dhe djalit, Dhimitri.

Lamtumirë, i dashur Naskë!

Perëndia të ndriçoftë rrugën e amëshuar.

Faleminderit Olsa Pema për materialin që na ndihmoi!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit