Humb kontaktet me familjarët një 62 vjecar nga Qyteti i Ersekës, por emigrant në Greqi. Në kontaktin e tyre të fundit, ai ju kishte thënë familjarëve se do të udhëtonte drejt Ersekës nëpërmjet malit të Gramozit, por pas asaj telefonate 62 vjecari nuk ka kontaktuar më me familjarët e tij.
Familjarët janë të frikësuar nga fakti që në këtë udhëtim 61 vjecarin nuk e ndihmonin fort kushtet atmosferike për shkak të rreshjeve të dëborës, ngricave dhe të ftohtit të 24 orëshit të fundit.
Policia ndërkohë është vënë në kërkim të tij duke kontaktuar edhe me autoritet e shtetit Grek nësë egziston mundësia e këthimit mbrapsht, në të kundërt kërkimet do të ndalin edhe në malin e Gramozit. Policia e Kolonjës prej orësh ka qënë në terren për kontrollin e zonës së gjelbër, por ende pa rezultat.
Policia e Korçës: Më datë 25.11.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka bërë kallëzim shtetasi I. Zh., 26 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, i cili ka deklaruar se më datë 23.11.2023, ka humbur kontaktet me babanë e tij shtetasin N. Zh., 62 vjeç, i cili sipas deklarimit të djalit, po kthehej nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Po punohet për gjetjen e tij.