Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se ndërkombëtarët po këmbëngulin në firmosjen e marrëveshjes me Kosovën, por ai refuzon ta bëjë këtë ndërkohë që populli i serbisë duhet ta dijë se kjo do të ketë pasoja.
Vuçiç: Ditët, javët dhe muajt nuk do të jenë të lehtë përpara nesh
“Do të ketë më shumë presion dhe ata do të përfitojnë nga situata se Serbia ka diçka për të humbur, prandaj u thanë shqiptarëve: ne do t’ju vendosim sanksione, por ato nuk janë realisht sanksione dhe me këtë do të shantazhojmë Serbinë, sepse Serbia ka diçka për të humbur, për sa i përket imazhit dhe gjithçkaje tjetër. Kështu që shumë gjëra të vështira, shumë ditë, javë dhe muaj të vështirë janë përpara nesh.
Vuçiç i bëri komentet pasi priti në një takim nxënësit dhe mësuesit e shkollës fillore Sveti Sava, nga komuna e Zvecanit. Ai foli edhe për takimin me komandantin e ushtrisë serbe me të cilin tha se do të diskutojë për sigurinë në kosovë.
Vuçiq: Populli i Serbisë duhet ta dijë se do të kemi pasoja
Në thelb qëllimi i tyre është që në një mënyrë ose në një tjetër të na fusin në një kornizë ligjore në të cilën do ta njohim pavarësinë e Kosovës…
Dhe populli i Serbisë duhet ta dijë këtë, mos kujtoni se nuk do të ketë pasoja…
Ai përsëriti ndërkohë se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen bazë dhe as aneksin e zbatimit për të cilat është rënë dakord në bruksel dhe në ohër, këtë vit.
Vuçiq: Nuk do ta nënshkruaj
“E kam thënë tashmë 1000 herë që nuk do ta bëj dhe këtë e kam thënë në vendet më të vështira, këtë ia kam thënë në fytyrë Scholz-it, Macron-it dhe Melonit-it, ishin aty edhe Michel, Borell dhe Ljaçak.
Ai shtoi se këto gjëra nuk do të jenë të thjeshta për Serbinë dhe është e nevojshme të ruhet stabiliteti e të mendohet se si dhe çfarë do të bëjnë në të ardhmen.