Në Universitetin “Fan S. Noli” mbërriti sot grupi i ekspertëve, të cilët vijnë në kuadër të propozimit të një plani afatgjatë për të përmirësuar edukimin, kërkimet shkencore, infrastrukturën, veprimtaritë krijuese dhe profesionale në përputhje me ndryshimet e ekosistemeve (shoqëria, ekonomia, tregu) në rajonin e Korçës.
Ekspertët të shoqëruar edhe nga përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF u pritën fillimisht në takim nga drejtues të Universitetit dhe më pas, një tjetër takim zhvilluan me prefektin e Qarkut Korçë, z. Nertil Jole. Sipas axhendës takimet e ditës së sotme përmbyllen me drejtues, të fakulteteve, ndërsa në ditët në vijim do të ketë takime të tjera me stafin e Universitetit, përfaqësues të pushteti lokat etj.
Sipas ekspertëve fokusi i takimeve në këtë fazë të parë është njohja me ofertën akademike të Universitetit “Fan S. Noli”, me kapacitetet akademike, infrastrukturore, të kërkimit shkencor etj.