6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Devoll/ Ende pa u ndërtuar shtëpia muze, premtohet edhe shtatorja e shkrimtarit Agolli. Ja ku do të vendoset…

- Advertisement -

Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli duket se ka ngelur në harresë nga institucionet.

Shumë herë është premtuar që shtëpia e shkrimtari të madh ku ai jetoi edhe shkroi veprat e paarritshme do të kthehej në muze, por duket se ky projekt ka ngelur nën hijë, ku jo vetëm që nuk është krijuar një muze për Agollin, por banesa është e rrënuar dhe asnjë njeri nuk ka vendosur dorë aty fushatë pas fushate.

 Në 90-vjetorin e shkrimtarit, të afërmit e tij janë shprehur të shqetësuar për zvarritjen e projektit për realizimin e muzeut, të cilët thanë se në këtë 90-vjetor muzeu duhet të ishte hapur.

Bashkia e Devollit është shprehur se nuk ka mundësinë financiare për realizimin e këtij projekti, pork y projekt duhet realizuar nga Ministria e Kulturës. Ndërkaq nga ky institucion shpesh herë është premtuar ndërtimi i muzeut Agolljan, por ende pas më shumë se 2 dekadash nuk ka asnjë investimGjithashtu përfaqësues të bashkisë së Devollit kanë potencuar se ndërtimet për këtë muze mund të fillojnë së shpejti dhe lajmi tjetër i mirë është që së shpejti me perfundimin e punës në pedonalen e qytetit do të vendoset dhe shtatorja e shkrimtarit të madh. E.X.Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit