6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

(Video) Balluku: Dogana e re në Qafë-Thanë, ja ku do ndërtohet tuneli! Punimet në rrugën Qukës – Qafë Plloçë do të…

- Advertisement -

Sot është zhvilluar mbledhja e rradhës e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në platformën zoom, ku pjesëmarrës ishin vetëm deputetët e maxhorancës dhe zëvëndës Kryeministrja Belinda Balluku. Ndër zërat buxhetor të planifikuar deri në vitin 2026 ishin edhe aksi rrugor Elbasan – Qafthanë, gjithashtu rruga Qukës – Qafëplloçë.

Balluku në seancën dëgjimore  për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjise për vitin 2024, tha se rruga Elbasan – Qafthanë do të krijojë një lidhje të re me Maqedoninë e Veriut duke evituar gjatësinë aktuale të aksit. Zëvëndëskryeministrja tha se për këtë aks do të ketë një tunel lidhës ku pritet të ndërtohet edhe pika e re kufitare.

Belinda Balluku tha gjithashtu se punimet po hecin dhe në aksin Qukës – Qafëplloçë, për të cilën komentoi dhe hecurinë e punimeve duke thënë se janë tepër të kënaqshme. Ajo shtoi se do të vijojë financimi nga vetë qeveria, për këtë rrugë e cila ka më tepër se 1 dekadë në ndërtim. A.B.Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit