Në vitin 2024, parashikohen 400 milionë euro për rritje pagash. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga Asambleja e e Zgjeruar e Partisë Socialiste që u mbajt në Pogradec.
“Një fakt që ju intereson më shumë është që në vitin 2024 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash. Do rriten pagat për mësuesit përsëri, po këtë vit në mënyrë të konsiderueshme siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet, për mjeket e pergjithshem për infermieret, do rriten për punonjësit e policisë siç e premtuam. Do rriten pagat për ushtarakët dhe për të gjithë punonjësit e tjerë të shtetit.”
Në fjalën e tij Rama nënvizoi gjithashtu “ne sot me buxhetin e vitit të ardhshëm kemi një zbritje të borxhit që nuk e kemi pasur asnjëherë”. Rama deklaroi se kaq përqindje mund të zbresësh vetëm nëse ekonomia është rezistente.
“Po ashtu është shumë e rëndësishme që ne sot me buxhetin e vitit të ardhshëm kemi një zbritje të borxhit që nuk e kemi pasur asnjëherë në kujtesën time. Na u desh ta rrisim dhe vetë borxhin se na u desh të përballemi me tërmete e pandemi. Si mund të zbresësh kaq shumë përqindje nëse ekonomia nuk është rezistente”.
“Kush do ta besonte dhe do ta merrte serioze nje shifer që në 2024 paga mesatare ne sektorit publik do shkoje 900 euro. Kjo tregon se kemi krijuar mundesi te reja. Dhe keto mundesi nje qeveri i krijon qe ti ndaje te njerezit. Nga ana tjeter 1/3 e buxhetit do jetë për të gjithë mbrojtjen sociale në tërësi.”
Sipas kreut të qeverisë, “kjo tregon se ne kemi krijuar mundësi të reja dhe mundësitë e reja qeveria i krijon për t’i shfrytëzuar që t’i ndajë tek njerëzit”.

