70 të rinj të përkushtuar, 11 grupe fantastike, 3 ditë intense për të krijuar ndryshime pozitive në komunitetin tonë.
Fituesit e këtij edicioni janë grupet Eco Vibe, Purple Squad, Literary Reflections, Techno Team si dhe çmimi I biznesit të cilin e fitoi grupi ChangeMakers of Korça!
Eco Vibe do të krijojë një Kopsht Komunitar në shkollën “Raqi Qirinxhi”, duke përmirësuar cilësinë e ajrit dhe duke përfshirë nxënësit në mirëmbajtjen e tij.
Purple Squad do të ndërtojë një park afër shkollës, duke krijuar një ambient sigurie për fëmijët nga trafiku.
Literary Reflections do të sjellë librin në jetën e të rinjve përmes një Podcast, duke nxitur krijimin e klubeve të letërsisë dhe shkëmbimin e ideve.
Techno Team do të ndihmojë komunitetin me një faqe web, ofruar informacione dhe këshilla për nxënës dhe mësues për të ndihmuar në zhvillimin e tyre dhe zgjedhjen e karrierës.
ChangeMakers of Korça ka menduar të sensibilizojnë qytetarët për ndarjen e mbetjeve (plastike) për riciklim. Vendosja e koshave vetëm për plastikën në pikat kyçe të qytetit.