Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Pogradec, u ndal edhe tek agroturizmi si një mundësi e jashtëzakonshme fitimi. Kreu i socialistëve theksoi se investimi në agroturizëm është sukses i sigurt ndërsa shton se duhet të jemi më të përgatitur vitin që vjen.
“Ne sot ishim zhvillimin e punimeve në një kantier të rëndësishëm për Pogradecin, në Tushemisht ndërkohë që kemi të tjera projekte që do të vazhdojnë të realizohen por të gjitha këto janë një zinxhir i mirë planifikuar punësh që bashkohen me përpjekjen e individëve dhe sipërmarrjeve për të marrë pjesë në këtë zhvillim.
Nëse këtë vit, Pogradeci, Korça, Devolli, Maliqi, Erseka kanë njohur një hov të ri të turizmit, duhet të jemi të përgatitur që vitin e ardhshëm do të jenë më shumë dhe duhen edhe më shumë dyer të hapura për t’i mikpritur dhe më shumë prodhim dhe shërbime për t’ju siguruar atyre dhe për të marrë mbrapsht fitimin e merituar.
Është një mundësi, e cila sot po shohim se po shtrihet shumë përtej zonave tradicionale dhe po shkon nëpër fshatra dhe do të rritet gjithmonë e më shumë.
Sot të investosh në një agroturizëm në Ersekë, Devoll apo Pustec është sukses i sigurt në vend se të mbash kazmën apo mistrinë apo barrën e të punuarit për dikë tjetër në Greqi, Itali, Angli…flas për ata që bëjnë punë të zakonshme dhe pastaj në fund të muajit të mos ngelet më asgjë.
Të investosh kursimet kur ke mundësinë ta bësh këtë në fshat është e sigurt që në fund të muajit të lë diçka dhe këtë sot nuk e them unë, e thonë faktet e të gjithë atyre që e kanë bërë këtë. Është një kullë në fund të botës, në zonën e Bulqizës.
Nuk keni idenë sesa më e vështirë është të shkosh sesa në cilëndo pikë këtu rreth e rrotull dhe të shikoni se si ata jetojnë me atë punë dhe nxjerrin fitim dhe kanë gjithmonë e më shumë njerëz që kërkojnë tek ata dhe më pak vende të lira për të ilustruar këtë që po them’ u shpreh Rama në Asanmblenë e Partisë Socialiste që u zhvillua në Pogradec.