6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

“Yjet e Vjeshtës Poradecare” ndezin skenën. Ermira Babaliu kthehet në skenën e Pogradecit pas 30 vitesh…

- Advertisement -

“ Yjet e vjeshtës Poradecare “ zbritën në skenën e të kulturës mbrëmjen e 5 Nëntorit.

Një koncert i organizuar nga këngëtarja e mirnjohur e muzikës së lehtë Ermira Babaliu.

Interpretuan këngëtarë të rinj Pogradecar si Alba Dajlani, Erina Seitllari, Ermjona Topçiu, Xhoni Esku, Aldo Bardhi dhe Amarildo Vesho. Koncerti i parë i këtij lloji në qytetin e Pogradecit bëri bashkë të rinj tashmë të afirmuar në skena kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të rinj në fillim të karrierës së tyre muzikore, por të gjithë me emëruesin e tyre të përbashkët me vendlindje Pogradecare.

Performanca nostalgjike e Ermira Babliut e miksuar nga hitet shqiptare dhe të huaja të interpretuara nga të rinjtë sollën një shumëllojshmëri të ngjyrave dhe notave përpara publikut pogradecar i cili kishte mbushur sallën.

Sipas organizatores së koncerit Ermira Babaliu, ky aktivitet synonte promovimin e mëtejshëm të të rinjve nga ana tjetër ajo është shprehur se ndjen një keqardhje që ka pasur një vëmendje të munguar kundrejtë talenteve të reja të qytetit, ndërkaq përgjate koncertit të rikthimit në qytetin e saj bën që zonja Babliu të kishte emocione të shumta dhe një nostaligji të papërshkrueshme për Pogradecin. Ajo u shpreh se ky koncert ishte vetëm promovimi i të rinjve, të cilët shfaqën vetëm një pjesë të talentit të tyre. Babaliu tha se gradualisht vit pas viti do ti shtojnë në skenë të rinjtë e talentuar.

Emocion të papërshkrueshëm dhe një mirënjohje për publikun pogradecar kanë shprehur edhe aritstët e rinj, Alba Dajlani dhe Xhoni Jesku , të cilët interpretuan në koncertin “ Yjet e vjeshtës Poradecare”.

Të cilët mes emocioneve janë shprehur se ishin të lumtur që po performonin në skenën ku ata kanë hedhur hapat e parë në karrierën e tyre artistike. Nga ana tjetër ata u ndjen krenarë për artdashësit pogradecar që e kishit mbushur sallën plotë.

Ky koncert zgjati rreth 70 minuta dhe bëri bashkë publikun e gjithë grupmoshave të ndryshme.

Në perfundim për të rinjtë pjesëmarrës pati libra të dhuruar nga këngtarja Ermira Babaliu.

Ermira Babaliu Alba Dajlani Erina Seitllari Ermiona Topçiu Xhon John Jesku Aldo Bardhi Amarildo Vesho

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit