Në një postim në rrjetin social facebook, këshilltari i këshillit Bashkiak Pogradec Arbër Male, ka reaguar duke shkruar në facebook, ku paralajmëron se nga dëgjesat publike të kryera nga Bashkia me pak njerëz, planifikohet të rriten taksat vendore. Ai i bën thirrje përfaqësuesve të biznesit të bëhen pjesë e dëgjesave publike për ta kundështuar këtë vendim.
Male shkruan: “Taksat e Biznesit dhe qytetarëve drejt rritjes në Pogradec!
Në konsultimin publik si cili u zhvillua me një nr të vogël qytetarësh dhe pothuaj fare nga fusha e bisnesit jemi informuar nga Bashkia se në paktën fiskale pët vitin 2024 do të ketë rritje të taksës të pastrimit për familjarët dhe bizneset Pogradecare!
Rritje të konsiderueshme të taksës së pastrimit(ose mbetjeve) do kenë bizneset si: Bar kafetë, hotelet, marketet, parukeritë etj. Në ditët në vijim kam kërkuar një takim vetëm me bisneset për të shprehur ata mendimet dhe qëndrimet e tyre për këto ndryshime.
Do ju lutesha të ishin prezent sa më shumë përfaqësues nga bisnesi për bërë propozimet dhe qëndrimet e tyre për të ardhmen e taksave që do tu faturohen!”