Brenda 2-ditësh opinioni publik në Shqipëri u përballë me dy raste të ngacmimit seksual. Rasti më i fundit ndodhi më 10 Nëntor të këtij viti (2023) ku një 59-vjeçar ngacmonte dhe përndjekte një vajzë të mitur (12 vjeç). Viktima ishte e friksuar dhe nuk mund ti thoshte dikujt për situatën e ndodhur, pra kemi raste që ngacmimi seksual ndodh dhe nuk raportohet për shkak të frikës, paragjykimeve, mentalitetit dhe shumë arsye të tjera. Rasti tjetër u evidentua në Këlcyrë, ku një 36 vjeçar ngacmonte seksualisht një 14 vjeçare.
Rastet e ngacmimit seksual janë të pranishme edhe në ambientet e punës, ku jo në pak raste punonjëse në sektorin publik dhe privat janë përballur me ngacmimim seksual nga kolegët dhe punëdhënësit. Profesoresha Merita Poni ka folur më gjerë për ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shqipëri.
Poni është shprehur se të dhënat e fundit të regjistruara raportojnë një shkallë mbi mesataren e përbotshme, ku 11% e të anketuarve mendojnë se në vendin e punës ngacmimi seksual ekziston dhe është shumë shqetësues. Institucionet formalisht kanë marë masa që të ndalet fenomemi i ngacmimit seksual.
Sipas znj. Merita problemet që mund të shfaqen nga ngacmimi seksual janë të shumta si në plan personal, ekonomik dhe atë shoqëror. Personi që është i prekur pra viktima mund te vuaj pasoja psikologjie, dëm seksual dhe të shëndetit mendor. Znj. Merita është shprehur se rastet e raportuara janë rritur, por shpesh herë vajzat dhe gratë besojnë që ta ndajnë problemin e tyre tek të afërmit sesa tek institucionet.
Për Merita Ponin një pjesë e mirë e personave nuk besojnë se ky problem mund të zgjidhet institucionalisht.