12.1 C
Pogradec
12.7 C
Korçë
12.3 C
Bilisht
11.2 C
Ersekë
11.9 C
Maliq
12.8 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

Retro/ Një udhëtim ndryshe në Korçë prej vitit 1900, qyteti i kulturës ku luhej kumar e kur një lumë e përshkonte mespërmes

- Advertisement -

Në rolin e “Plaçkaxhiut” në filmin “Pas gjurmëve” dhe në dhjetëra role të tjera ka marrë pjesë korçari Ylli Trajçe, ose siç i thërrasin ndryshe kolegët dhe miqtë “Profesori”. Aktor dhe operator me kontribute shumë vjeçare në skenë dhe pas saj.

Në rolin e “Plaçkaxhiut” në filmin “Pas gjurmëve” dhe në dhjetëra role të tjera ka marrë pjesë korçari Ylli Trajçe, ose siç i thërrasin ndryshe kolegët dhe miqtë “Profesori”. Aktor dhe operator me kontribute shumë vjeçare në skenë dhe pas saj. Biri i artistit të njohur Dhimitër Trajçe që ngriti nga rruga teatrin e Korçës. Tashmë vjen në një profil tjetër, duke i dhuruar Korçës qytetin e dikurshëm nëpërmjet fotografisë, një qytet për të cilin sot shumica e korçarëve ndjejnë nostalgji.

Duke krahasuar imazhet, një shndrrim total ka ndodhur në këtë qytet juglindor. Të pakta janë sot objektet që kanë ruajtur autencitetin. Profesor Trajçes i lindi ideja e një ekspozite të tillë, nga diskutimet e shumta me korçarë të tjerë. Foto nga kënde të ndryshme të qytetit të cilat janë kryer në periudha të ndryshme, disa prej vitit 1900 e në vazhdim, e tregojnë këtë qytet në shumë dimesione.

E kush e dinte që dikur qyteti më i madh i juglindjes, në mes të tij ka patur një lum. Ky lum u mbush me inertet banesave të rrënuara nga tërmeti i viteve ’60, për të vazhduar më tej tek Kisha e Shën Gjergjit, hija e së cilës vizatuar sot në bulevard dhe kazinoja ku luhej kumar para komunizmit në Shqipëri.

Të gjitha këto elemente, bashkë me përjetimet personale, i rrëfen aktori i njohur dhe operatori Ylli Trajçe. Burimi: Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit