Grupi i volejbollit për vajza në Pogradec ka mbaruar fazën e parë të kampionatit, duke u renditur kështu në vendin e pestë. Kampionati ka pasur vështirësi për vajzat e Pogradecit pasi luhet për herë të parë në Superlig.
Trajnerja e ekipit të Pogradecit, Mimoza Shahu është shprehur që në cdo ndeshje ka njohur ekipet kundërshtare për të krijuar strategjitë e duhura për në lojë. Vendi i pestë për atë është një fllim i mirë për fazën e parë, ku janë arritur objektivat e ekipit. Shahu tha se ndeshja me ekipin Marlin Barleti ishte e fortë dhe fitorja e marë nga liqenoret ishte nje sukses i vërtetë.

Ekipi i Pogradecit ka si pjesëmarrëse edhe dy lojtare të huaja, saktësisht amerikane, të cilat janë një nga komponentët më të rëndësishëm të skuadrës së Pogradecit.

Nensi Shahu, lojtare e ekipit të Pogradecit është shprehur se tani ekipi ka arritur në fazën ku lojatret janë të konsoliduara dhe nuk hasin vështirësitë e javës se parë. Gjithashtu ajo u shpreh se pika më e fortë e ekipit janë dy lojtaret e huaja, të cilat qëndrojnë në qendër. Nensi shprehet e sigurt në sfidat e rradhës përballë Vllaznisë, Teutës dhe Lushnjes. E.X/Pogradecipress.al