Nga Armand Braho
Bashkia e Pogradecit vijon të hyj në gropën e madhe të shpërdorimit të të ardhurave dhe buxhetit të saj duke kryer shërbime dhe investime të cilat nuk kanë ndonjë inpakt në jetën e komunitetit dhe taksapaguesve. Edhe pse një bashki e konsideruar tashmë publikisht me probleme të thella financiare, duket se administrata e saj gjen ende kohën dhe mundësinë për të dedikuar fonde në infrastrukturën e zyrave e përmirësimin e tyre dhe blerjen e pajisjeve kompjuterike.
Sipas raportit të performancës së Bashkisë Pogradec: “Të ardhurat nga transfertat e qeverisë qendrore, ku përfshihen transferta e pakushtëzuar, transferta e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja, që i janë transferuar Bashkisë dhe transferta e kushtëzuar. Të ardhurat nga buxheti qendror kanë zënë mesatarisht 75% të të ardhurave të përgjithshme të bashkisë.” Por ajo që shihet po në këtë raport, në faqen 8 të tij, është ulja e financimit nga fondi i qeverisë dhe ngritja e të ardhurave të grumbulluara nga taksa/tatimet.
Kjo tregon logjikisht që rritja e taksave që është kryer nga kjo bashki, ka synuar të balancojë uljen e financimit qeveritar. Dihet tashmë që të shpenzimet kryesore janë të përkëthyera në investime, ose janë orjentuar në atë që kryebashkiaku e quan “dhoma e pritjes”, që sipas të dhënave financiare të institucionit, kjo dhomë nuk paska të ngopur për shpenzime luksi, ku mund të përmendim “Sheshin e trëndafilave, sheshin odeon, pagesën e parë për dekoret e vitit të ri 2019, shatërvanin në liqen, pagesën e dytë për dekoret e vitit të ri 2023 dhe rehabilitimin e plazhit të uçkave, pa përmendur dhe shpenzimet e komoditetit të vetë institucionit, etj.” Personalisht nuk marr përsipër të bëj një bilanc për të gjitha këto investime dhe aq më tepër nuk mund të bëj një rezyme për të parë sa para i kanë kthyer qytetit investimet.
Por ajo që e thellon më tepër problematikën është që nga shpenzimi i 97% të buxhetit të të ardhurave nga të gjitha burimet për vitin 2022, pjesa më e madhe e shpenzimeve buxhetore janë përdorur për shpenzime operative në masën 92%. Në krye të listës janë pagat dhe sigurimet shoqërore, për më tepër se 760 punonjës të përhershëm dhe 65 me kontratë, referuar VKB 5779/1 Dt. 30.12.2022. Sipas një artikulli të BIRN të disa javëve më parë, Bashkia Pogradec është e treta në rang vendi pas Tiranës dhe Durrësit, mbi punësimet paraelektorale, për impaktim në fushatë.
Gjithashtu nëse shohim gropën financiare, kryebashkiaku aktual e ka gjetur bashkinë Pogradec me 418.273.173 lekë borxh në vitin 2019, ndërsa në vitin 2022 ky borxh ka shkuar 378.028.536 lekë, ose thënë ndryshe, me një ulje tepër minimaliste, referuar Kthim përgjigjes Nr3860/4 prot, Dt. 03.11.2023, por duhet të saktësohet që borxhi është thelluar në UK Pogradec.sha me disa herë, e cila nuk përmendet në normën e borxhit aktual të Bashkisë, edhe pse akioner është Bashkia Pogradec.
Sot nuk po hy në pjesën e tenderave të dhënë dhe kompanive përfituese, apo shpërdorimit të pagesave marramëndëse në Sha-të e Bashkisë, e shkatërrimin e Drilonit, pasi këto janë disa tema të cilat kërkojnë më tepër kohë, por të cilat do të trajtohen më tej.
Një mikeshë më tha: Punojnë të qetë nga SPAK, sepse nuk përmenden mediatikisht dhe nuk kanë as aksion qytetar as opozitë, unë mendoj të kundërtën dhe nëpërmjet burimeve jozyrtare di që 3 kryebashkiakë të majtë, pritet të paraqiten së shpejti në SPAK, për të dhënë dëshimtë e tyre në lidhje me çështje në hetim. Gjithashtu është për të mos u harruar që pritet të publikohet raporti i auditimit në datën 30.11.2023 për Bashkinë e Pogradecit nga KLSH, ndërkohë që prokuroria ka trokitur disa herë në derën e kësaj bashkie muajve të fundit.
Vazhdojmë…