15.5 C
Pogradec
14.4 C
Korçë
14.4 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.6 C
Maliq
16 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

Opinion nga Armand Braho: Burgu i dikurshëm dhe neokomunizmi aktual…

- Advertisement -

Nga Armand Braho

Burgu…!

Pasi vrau intelektualët, zhduki humanizmin, goditi besimin, izoloi vendin, ngriti qindra burgje e kampe persekutimi, mbolli farën e injorantëve dhe na dhuroi një sistem politik të flliqur. Sot në pozicione drejtuese, në “parinë” e shoqërisë, bizesit, medias, e çdo hallke tjetër na injektoi injorantë të diplomuar, politikanë dhe drejtues që janë të trajnuar vetëm për të vjedhur dhe që qeverisin vetëm mbi bazën e budallallikut, ngelsa në shkollë edhe në jetë.

Unë nuk e kuptoj pse ende nuk e keni përgjigjen se pse ky vend nuk ka për tu bërë, kur në fakt neokomunizmi i instaluar, me klikat e të mëdhenjve injorant dhe të vegjëlve lëpirës, të cilat shtohen si bari i lig, e lëshojnë rrënjë të thella dhe hijëzojnë të rinjtë që vërtet janë elitar, zhdukin meritokracinë e vrasin suksesin real.

Në foto është dëshmia e mungesës së lirisë, ku edhe pas dekadash ndihet ende vuajtja që qindra njerzve të pafajshëm e përjetuan. Ndërsa sot hekurat dhe muret janë të padukshëm, por më të pathyeshëm. Në dreq vajtë ky vend, bashkë me ne që jemi brenda tij, për të zhdukur farën e hidhur e cila nuk le më asgjë të lulzojë në këtë trruall gati të shkretuar.

“Në Shqipëri ka dy lloj burgjesh, ata të vegjlit dhe ai i madhi (Shqipëria)” Maks Velo

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit