Autor: Armand Braho
Në shekujt XVII-XVIII Vithkuqi njihej si një ndër qëndrat e rajonit për kulturën dhe tregëtinë për shkak të pozitës strategjike. Deri në vitet 1700 mendohet se kjo zonë numëronte 17.000 banorë në 24 lagjet e tij, një ndër zonat më të banuara në juglindje, ku ishin ndërtuar plotë 24 kisha dhe 3 manastirë. Por fshati me histori dhe traditë, gjatë shekujve u shkrumbua 3 herë, përkatësisht në vitet 1791 – 1819 dhe 1823, derisa në të mbetën vetëm 115 familje, ndërsa në vititet e fundit në këtë zonë numurohen më shumë se 1400 banorë.
Në qëndër të fshatit është përjetësuar shtatorja e Naum Bredhit ose siç njihet Nahum Veqilarxhit, ose një figurat më kryesore të Rilindjes Kombëtare, i cili ishte nga Vithkuq, ku edhe shkolla e këtij fshati që ka vetëm dy klasa, mban emrin e tij.
Nisemi më pas disa kilometra larg qëndrës së fshatit, në një kodër ku gjendet Manastiri i Shën Shën Pjetrit dhe Pavlit, i shek. XVII, me ikonografinë e vëllezërve Zografi, ku mbizotëron ngjyra e kaltër. Sipas profesor Dines, për të u deshën 77 vite punë dhe një kosto tepër e lartë, për shkak të pozicionit të saj në kodër, në të cilën duheshe mund dhe kohë për të ngjitur materialet. Kjo kishë është ndërtuar mbi një vend të shenjtë thonë banorët e zonës. Por vetëm pak metra më tutje, ndodhet një në dy kishat e vetme të këtij lloji në vend. Kisha e Shën Kozma Damjanit, një ngrehinë e vogël, por me një kat të nëndheshëm, ku prehen qindra banorë të Vithkuqit të viteve 1700. Sipas të dhënave rezulton që e gjithë zona poshtë në kodrën ku ngrihet kjo kishë së bashku me manastirin e Shën Pjetrit dhe Pavlit, ishte e populluar me banesa, për këtë shkak banorët që ndërronin jetë varroseshin për 3 vite derisa trupat e tyre dekompozoheshin, pas kësaj periudhe eshtrat e tyre zhvarroseshin për tu vendosur në katin e nëndheshëm të Kishës së Shën Kozma Damjanit, ose siç thonë Vithkuqarët “qimitero” ose pushimi në terr. Vendosja e eshtrave në kuti dhe më pas në rradhë në qimiteron e Vithkuqit, ngjason me kulutën e Katakombeve.
Katakombet e para u ndërtuan në Romë, ku numërohen mbi 40 të tilla, ato përdoreshin nga të Krishterët për t’i shpëtuar persekutimit Romak, për të varrosur të vdekurit si dhe për të mbajtur mesha në fshehtësi. Kultura e katakomveve është e shpërndarë gjërësisht në Europë, ku qindra kisha në katet nëndhese të tyre, kanë vende ku prehen eshtrat e banorëve të zonave për rreth.
Sipas informacioneve në Shqipëri janë vetëm dy kisha të tilla, një në Vithkuq dhe një tjetër në jug të Shqipërisë. Por dramatikja fillon pas viteve ’90 në Shqipëri, edhe pse gjatë periudhës së komunizmit, u ndaluan plotësisht monumentet e kultit, kisha e Shën Kozma Damjanit nuk u prek. Por me ardhjen e demokracisë një ndër paradokset më të mëdha ishte dhe pordhosja e eshtrave që gjenden në këtë kishë, ku njerëz të ndryshëm nxorrën nga arkat eshtrat shumë vjeçare duke i derdhur në tokë, për të marrë vetë arkat. Edhe sot në këtë zonë gjenden qindra skelete, të cilat prehen në terrin e bodrumit të kishës. Të pakët janë vizitorët të cilët shkojnë deri në këtë kishë e cila mund të përshkohet për rreth 30 minuta në këmbë, ose mund të aksesohet me mjet të lartë për shkak të vështirësisë së rrugës.