19.9 C
Pogradec
20.1 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
19.7 C
Ersekë
19.1 C
Maliq
20.5 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Korçë/ Nevzat Tarelli zgjidhet Kryetar i Dhomës së Avokatisë

- Advertisement -


Pas dorëheqjes së Arben Lenës nga Kryetar i Dhomës së Avokatisë, ardhur nga hetimi i SPAK si i dyshuar që tentoi të korruptonte gjyqtarët, ku avokati u la në arrest shtëpie. Diten e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet në Dhomën e Avokatisë Korçë, pas udhëzimit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në garë kanë qenë 4 avokatë për pozicionin e kryetarit.

Nga ky proces i realizuar ditën e djeshme, ka fituar avokati i njohur penalist Nevzat Tarelli, i cili do të jetë kryetar i kësaj strukture për pjesën e mbetur të mandatit të lënë nga Arben Lena. Tarelli është një ndër avokatët më të njohur në Qarkun e Korçës, i cili prej vitesh punon në këtë profesion. Marrjen e funksionit të ri e ka konfirmuar vetë avokati Tarelli.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit