21.4 C
Pogradec
21.9 C
Korçë
21.2 C
Bilisht
21.4 C
Ersekë
21.2 C
Maliq
22 C
Liqenas
Sunday, June 21, 2026

Korçë: Dentisti i prish dhëmbët, nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren

- Advertisement -

Një 37 vjeçare ka mbetur pa dhëmbë e dhëmballë në gojë si pasojë e pakujdesisë në punë të një stomatologu. Ylli Naçi stomatolog në qytetin e Korçës në 2017 i ka vendosur znj. Elvira Hoxha dhëmb dhe dhëmballë zirkon në të gjithë gojën, ku pas 3 vjetësh ka pësuar një infeksion të rëndë në gojë. Infeksion që i prishi edhe nofullën. Dentisti nuk mban përgjegjësi duke u justifikuar se kanë kaluar 7 vite dhe se garancia ka qenë 5 vjeçare. Më pas në një bisedë me denoncuese ai pranon që ka gabuar, por gjen si zgjidhje të përgjigjet me kundërsulm. Edhe pse qytetarja nuk i ka kërkuar lekët për të cilën në këtë rast ka paguar për të shkatërruar gojën e saj, dentisti e kërcënon se do e denoncojë në polici për prishje të qetësisë në punë dhe gjobvënie. Ndërkohë qytetarja po ndjek të gjitha rrugët e ankimit në USSH për ta çuar deri në fund të drejtën e saj.

Burimi: TOP CHANNAL

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit