Samit Rika është 75-vjeçari i cili mund të thuhet padyshim se është personi i vetëm i cili mund të zbresë Kalanë e Pogradecit në një hark kohor të dy minutave. Kjo është një veprimtari e përditshme e 75-vjeçarit e cila hedh poshtë numrat e moshës. Rasti është bërë publik nga Arbër Male, i cili ka përshkruar takimin me Samitin dhe e ka shoqëruar me video. Duket sa e pa besueshme aq dhe sfiduese që një i moshuar të jetë kaq energjik dhe sidomos duke treguar gjithë kapacitetin e tij fizik. Çdo ditë Samit Rika bën ngjitjen dhe zbritjen e Kalasë së Pogradecit, si një aktivitet i përditshëm fizik.
Male shkruan në Facebook:
Personazhi që shikoni në foto quhet Samit Rika, 75 vjeç. Ajo që më ra në sy pavarësisht moshës, ishte fakti se duke u ushtruar i zhveshur ai shënonte çdo ushtrim dhe kohëzatjen e tij. -Sa minuta mendon se e bëj nga maja e kalasë deri te pallatet poshtë më pyeti? Mendova ti them 5 minuta të jem brenda duke parë përgatitjen e tij. -Ndize telefonin më tha dhe për 2 minuta do jem tek pallatet! Shëmbull i vullnetit dhe i disiplinës!