Pas dhenies se arrestit në shtëpi të avokatit Arben Lena, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka shpallur edhe zgjedhjet në Korcë për kreun e ri të dhomës së avokatisë. Në komunikimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë thuhet;
“Komiteti Drejtues I Dhomes se Avokatise te Shqiperise ka vendosur qe diten e Hene, date 13 Maj, ora 18.00 do te zhvillohen zgjedhjet per kryetar te Dhomes Vendore te Avokatise Korce.
Procesi zgjedhor do te perfshije vetem zgjedhjen e kryetarit, nderkohe qe strukturat e tjera te zgjedhura jane po ato te rezultuara nga zgjedhjet e radhes.”
Ndërkaq pas njoftimit ka nisur edhe shpallja e kandidaturave. I pari që ka bërë qëndrimin publik duke lajmëruar hyrjen në garë ka qenë avokati i njohur korcar Esmerald Xhafa, i cili e ka bërë publik qëndrimin e tij edhe në rrjetin social facebook. Ai ka shkruar:
“Koleg Avokat!
Sipas njoftimit të dërguar nga DHASH në lidhje me zgjedhjet për postin e Kryetarit të Dhomës së Avokatisë Korçë iu bëj me dije se sapo kam depozituar pranë DHASH Kërkesën time për kantidim.
Do isha i nderuar nëse do më votbesonit në këtë detyrë.
Duke iu falenderuar paraprakisht !”
Avokat Xhafa mbetet favorit në këtë garë pasi është një figurë popullore e qytetit të Korcës, I cili gëzon një mbështetje të gjerë edhe në rrethin e kolegëve të tij.