Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet janë ndërprerë.
Për shkak të temperaturave të ulta borëpastrueset kanë qenë në terren prej orëve të para të mëngjesit për të bërë kriposjen e rrugëve.
Në zonën e Dardhës aty ku termometri ka shënuar deri në – 5 gradë gjatë natës, kanë qenë dy borëpastruese për të bërë të mundur kriposjen e gjithë segmentit.
Lexo edhe:
- Baste të paligjshme dhe drogë në një lokal në Korçë, procedohen dy persona…
- Vjedhje energjie dhe shpërdorim detyre në Pogradec, procedohen administratori dhe faturisti i OSHEE-së…
- Vjedhje në seri në Maliq, arrestohet 25-vjeçari,dyshohet autor i grabitjes së banesës dhe dyqanit, procedohet një tjetër për dhunë…
- I dehur përplas 4 makina të parkuara në Korçë, në pranga 48-vjeçari, arrestohet edhe një tjetër pa patentë…
- Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë kilogrami, fermerët: Edhe neve na vjen turp, por kostot janë rritur shumë
3 borëpastruese kanë qenë në aksin nacional Korçë-Ersekë në qafën e qarrit për të bërë kriposjen dhe 2 të tjera në zonën e Voskopojës.
Edhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e dëborës shkoi deri në 1 metër, në të gjithë segmentin Shtyllë-Panarit është punuar që prej ditës së djeshme dhe aktualisht edhe në këtë segment nuk shfaqen probleme, por drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks përveç gomave dimërore duhet të pajisen edhe me zinxhirë.
Ndërkohë në gjithë qarkun nuk shfaqen problematika, të gjitha rrugët janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar sidomos në zonat dhe segmentet e prekura nga dëbora dhe përveç gomave dimërore duhet të kenë me vete edhe zinxhirët.
Aktualisht në Korçë termometri shënon -1 gradë ndërsa në zonën e Dardhës -2.


