MESAZHI I MYFTIUT TË KORÇËS H. LEDIAN CIKALLESHI
ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar besimtarë myslimanë të Qarkut të Korçës, motra dhe vëllezër!
Më lejoni që në këte prag feste të Kurban Bajramit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë kjo feste në familjet tuaja.
Kurban Bajrami eshte nje nga festat e medha te fese Islame qe bashkon zemrat e myslimaneve ne mbare boten. Ajo na sjell ndermend sakrificen e Ibrahimit a.s. dhe nenshtrimin e Ismailit a.s. ndaj Zotit të botëve si dhe raportin e duhur prind-fëmijë. Prandaj dhe simbolika e kesaj dite eshte kurbani. Per kurban mund te behet delja, dhia ose lopa, duke filluar qe pas faljes se namazit te Bajramit ne xhami. Ndersa kafshet e tjera si pula, kendezi etj. nuk hyjne ne kategorine e kurbanit. Kush i ka mundesite ekonomike le te beje kurban nje shqerre si shenje mirenjohje ndaj Zotit, te ushqeheje familjen e tij dhe tu shperndaje edhe te tjereve, ashtu si eshte edhe porosia e Profetit Muhamed (s.a.v).
Të nderuar besimtare dhe besimtarë!
Sot, eshte dita e Arafatit kur haxhijte ne Mekke mblidhen ne zonen e Arafatit per tu lutur. Besimtaret e tjere mund te agjerojne kete dite dhe Profeti a.s. na lajmeron se shpeblimi i agjerimit te kesaj dite eshte se falen gjynahet e nje viti me pare dhe vitit te ardhshem. Kush e ka kaluar agjerueshem kete dite, lus Allahun tja pranoje dhe tia mundesoje shperblimin!
Ndersa festa e Kurban Bajramit eshte neser, diten e merkure, dt. 27 maj 2026. Ceremonia e faljes se Namazit te Kurban Bajramit për qytetin e Korces do të zhvillohet para oborrit të xhamisë së vjetër “Iljas Bej Mirahori”, ndërsa në zonat e tjera në xhamitë përkatëse.
Janë të mirëpritur të gjithë besimtarët, burra dhe gra, fëmije e të moshuar, të marin pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit, e cila fillon në orën 06.20 me ligjerata dhe kulmon me faljen e namazit të bajramit në orën 06.50.
I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë tuaja, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit.
Gëzuar dhe Përshumevjet Kurban Bajramin!

