22.5 C
Pogradec
23 C
Korçë
22.6 C
Bilisht
22.5 C
Ersekë
22.3 C
Maliq
23.1 C
Liqenas
Tuesday, May 26, 2026

Fermerët në radhë për subvencione, ankesa për dokumentet dhe kostot e aplikimit…

- Advertisement -

Fermerë e blegtorë nga qarku Korçë janë paraqitur pranë zyrave të aplikimit në drejtorinë e bujqësisë për të përfituar nga subvencionet.
Ndërsa shumë prej tyre e konsiderojnë ndihmën financiare si një mbështetje të rëndësishme për aktivitetin e tyre, nuk mungojnë edhe ankesat për vështirësitë procedurale dhe kostot shtesë për sigurimin e dokumentacionit.
Blegtorët nga zonat malore shprehen se distanca dhe shpenzimet e transportit e bëjnë më të vështirë procesin e aplikimit.

Nga ana tjetër, fermerë të rinj që kanë investuar në blegtori e shohin skemën si një mundësi mbështetjeje por ata thonë se do ju duhet më shumë kohë për të aplikuar pasi nuk plotësojnë dot kriteret.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Vullnet Gjolla, deklaron se këtë vit skemat kanë ndryshime që synojnë përfshirjen e më shumë fermerëve por nga ana tjetër ai pranon faktin se
dokumentacioni mbetet një nga shqetësimet kryesore të fermerëve.

Këtë vit janë në dispozicion 12 skema mbështetëse për fermerët. Në qark, gjatë vitit të kaluara, rreth 10500 fermerë kanë përfituar nga skema e naftës, ndërsa nga skemat e tjera kanë përfituar mbi 4 mijë fermerë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit