17.3 C
Pogradec
17.4 C
Korçë
16.7 C
Bilisht
16.4 C
Ersekë
16.6 C
Maliq
17.5 C
Liqenas
Saturday, May 23, 2026

Berisha konfirmohet nga demokratët e Korçës, mbyllet numërimi në degët e qarkut…

- Advertisement -

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike është mbyllur në degët e qarkut Korçë, ku Sali Berisha, i vetëm në garë, ka marrë shumicën dërrmuese të votave të anëtarësisë.

Në kutinë e Pustecit, nga 66 anëtarë aktivë kanë marrë pjesë në votim 15 persona. Nga numërimi rezultuan 13 vota pro, 1 abstenim dhe 1 votë e pavlefshme.

Në Maliq, procesi i numërimit është mbyllur me 724 vota pro, 7 kundër dhe 4 vota të pavlefshme.

Në Kolonjë kanë marrë pjesë 217 votues, ndërsa rezultati përfundimtar është 213 vota pro dhe 4 abstenime.

Në Korçë, sipas të dhënave të numërimit, janë regjistruar 392 vota pro, 18 kundër, 7 abstenime dhe 18 vota të pavlefshme.

Në Devoll, Berisha ka marrë 648 vota pro, ndërsa 29 anëtarë kanë votuar kundër. Gjithashtu janë regjistruar 15 abstenime dhe 3 vota të pavlefshme.

Edhe në Pogradec, numërimi është mbyllur me 295 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime.

Procesi në qarkun e Korçës është zhvilluar gjatë ditës së sotme në degët e Partisë Demokratike, ndërsa rezultati konfirmon mbështetjen e anëtarësisë për Sali Berishën në krye të PD-së.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit