17.3 C
Pogradec
17.4 C
Korçë
16.7 C
Bilisht
16.4 C
Ersekë
16.6 C
Maliq
17.5 C
Liqenas
Saturday, May 23, 2026

PD voton në Korçë për kreun e partisë, Berisha i vetëm në garë…

- Advertisement -

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Korçës. Anëtarët e PD-së po i drejtohen kutive të votimit për të konfirmuar në krye të partisë Sali Berishën, i cili garon pa një kandidat rival në fletën e votimit.
Sipas të dhënave nga strukturat lokale të Partisë Demokratike në qarkun Korçë, pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme, ndërsa numri i anëtarëve aktivë mbetet i lartë në disa degë të rëndësishme të qarkut.
Në Korçë, lista e anëtarësisë përfshin rreth 5 mijë anëtarë, ndërsa aktivë në proces pritet të jenë mbi 1200 deri në 1500 anëtarë.
Në Maliq, lista e anëtarëve numëron 1835 persona, ku mbi 1200 prej tyre konsiderohen aktivë dhe pritet të marrin pjesë në votim.
Në Kolonjë, dega e PD-së ka rreth 1000 anëtarë në listë, ndërsa aktivë janë rreth 500 anëtarë.
Në Devoll, lista përfshin mbi 1500 anëtarë, me më shumë se 500 anëtarë aktivë që pritet të votojnë gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë, në Pogradec, lista e anëtarëve është rreth 1200, ndërsa mbi 700 anëtarë konsiderohen aktivë në strukturat e partisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit