13 C
Pogradec
13.1 C
Korçë
13.1 C
Bilisht
12 C
Ersekë
12.1 C
Maliq
13.9 C
Liqenas
Wednesday, May 20, 2026

Nga Lazjon Petri: Gjobat ndaj tregtarëve, prova se pazari pa njerëzit mbetet vetëm fasadë…

- Advertisement -

Korça ka lindur dhe është rritur si qytet i tregut, i sipërmarrjes dhe i bashkëjetesës. Pazari i Korçës u bë ansambël godinash sepse në zanafillë qe gjë e gjallë. Po more, tregtohej, ama ndërtohej këtu besim, atje marrëdhënie dhe më atje identitet qytetar.

Restaurimi i Pazarit ishte investim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Por infrastruktura, sado e bukur, nuk mjafton për të rikthyer shpirtin e një pazari. Një pazar jeton vetëm kur mbështeten tregtarët, zejtarët dhe sipërmarrësit që i japin frymë dhe kuptim.

Me këtë lupë vlen të shihet edhe i ashtuquajturi “Tregu i Shuleve” i cili prej vitesh ka mbijetuar mes pallateve pas Theatrit “Andon Zako Çajupi”, që u brum si flluskë e natyrshme pas ndryshimit të sistemit. Dhe siç mdodh në kësi rastesh e tranzicionesh të stërgjata, plasmasi bëhet xham dhe xhami hekur.

Ndoshta e tepërt ta themi, por rasti e do ta theksojmë që Korça është qytet i një mozaiku njerëzish e kulturash. ADN me gene voskopojare, vithkuqi, me proteina vakëflliu, gore, opari, devolliu, pa ke kolonjarë, prespanë dhe shumë të tjerë. Pikërisht kjo bashkëjetesë e origjinave dhe kulturave ka krijuar qytetërimin korçar që po duan t’ja ndezin qiriçkën.

Mënyra si po trajtohen tregtarët e komunitetit prespan, ndër të tjera ngre shqetësime serioze. Dakord zotëri [!], u vendos gjoba përmes Policisë Bashkiake, se nuk ta respektuan afatin që u vure për lirimin e vitrinave dhe heqjen e tendave, po ku ma kishe dialogun o njeri i Perëndisë. Pse e avullove ndjeshmërinë ndaj realitetit ekonomik të këtyre familjeve?

Ta kesh nxjerrë vallë mësimin kësaj here që autoritetin s’e mat dot me numrin e gjobave, por me aftësinë për ta bërë institucionin njerëzor, me veshë për të dëgjuar, me zembër për të kuptuar dhe shtruar zgjidhje të arsyeshme. Uroj t’u ketë vlejtur kjo gjë të rinjve e të rejave pranë Bashkisë që po fole me forcën e kërbaçit edhe kur e ke gur e arrë bashkë, e ke shkelur me këmbë besimin dhe respektin e qytetarëve.

Lere pastaj që vendosja e ngjyrës së kuqe për tendat pa u pleqëruar me vendimmarrje të Këshillit Bashkiak, ngre pikëpyetje për frymën e transparencës dhe legjitimitetit të këtij vendimi. Po aq sa i ngre krye dyshimit të arsyeshëm që në kazanë tonë ngjyrat e tendave u ndërrokan simbas tenderit të rradhës.

Shpreh solidaritetin tim të plotë me sipërmarrësit dhe familjet e tyre dhe i bëj thirrje Bashkisë Korçë që t’i pezullojë masat ndëshkuese dhe të kërkojë falje.

L.p 20/05/2026

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit