Oligert Muçllari: 18.5 milionë euro është buxheti i Bashkisë Pogradec
Ju lutem më thoni se çfarë investimi serioz dhe në funksion të qytetarëve ka bërë kryetari i kësaj bashkie Ilir Xhakolli???!!!
Bashkia Pogradec është bërë më keq se Bashkia e Tiranës, ku pothuajse të gjithë drejtorët kanë krijuar kompani private dhe zhvatin taksat e qytetarëve me firmën e kryetarit të bashkisë. Tarafi i këtij të fundit përfiton në mënyrë të drejtpërdrejtë fondet që në fakt do të duhej të shkonin për investime.
18.5 milionë euro gllabërohen nga drejtorët e bashkisë, dhe gjithashtu një pjese e konsiderueshme për shpenzime të tejskajshme në funksion të të punësuarve që përdoren vetëm për zgjedhje elektorale
Miliona euro rrush e kumbulla


