‘Shikim dhe tingull,’ një ekspozitë unike u hap në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, pjesë projekt ANNEX të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dedikuar përfshirjes së personave që nuk shikojnë. Kuratorja e ekspozitës, Donika Çina, u shpreh se projekti synon të krijojë një urë komunikimi mes gjuhës vizuale dhe asaj të tingullit, përmes bashkëpunimit të artistëve me mënyra të ndryshme perceptimi dhe shprehjeje artistike.Ekspozita multimediale u çel në kuadër të Javës Europiane të Kulturës.

