9.4 C
Pogradec
8.9 C
Korçë
8.2 C
Bilisht
8.2 C
Ersekë
7.9 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Thursday, April 30, 2026

Aksident në aksin Korçë–Ersekë, përplasen dy automjete, dy të lënduar…

- Advertisement -

Aksident automobilistik është shënuar në rrugën nacionale Korçë–Ersekë, në segmentin pranë pishinës së Selenicës. Sipas informacioneve paraprake, në këtë aksident janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime të lehta tek drejtuesit ose pasagjerët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit nga Komisariati i Kolonjës si dhe efektivë të Qarkullimit Rrugor Korçë, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë disiplinuar qarkullimin në këtë aks rrugor.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë, të cilët janë transportuar për kontroll mjekësor. Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit